Muqolli ankohet: Problemi është te liga jonë

Hendboll

Muqolli ankohet: Problemi është te liga jonë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 11:03
Arben Muqolli

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Besa FamGas nga Peja, është maksimalisht e përgatitur për sfidën e parë të Kupës Evropiane (EHF Cup) në hendboll, kundër ekipit turk, nënkampionit Beykoz BLD.  Sfida e parë do të luhet me 3 shtator në palestrën e sportit në Pejë, në orën 19.00, kurse ajo e kthimit pas një jave. Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, është ankuar se shkaku i ligës së dobët në Kosovës nuk po përforcohen me lojtar cilësor.

“Nevojë kemi pasur për përforcime, për synime edhe më të mëdha, kjo do të ishte arritur duke i falënderuar sponsorëve tanë, por problemi është te liga jonë. Nëse marrim lojtarë, duhet me bërë kontrata me ta dhe tanë vitin mi mbajt, por me kë me luajtur në Kosovë. Një lajm i mirë është se ka ngritje te lojtarët e rinj, si Jon Muqolli e Drenit Tahirukaj dhe për dy - tri vjet do të kemi bazën shumë më të fortë me lojtarë vendorë”, tha Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat