Besa e fuqishme për turqit, fitore sensacionale

Hendboll

Besa e fuqishme për turqit, fitore sensacionale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 shtator 2017 Në ora: 22:57
Besa FamGas nga Peja

Besa FamGas nga Peja u tregua shumë e fuqishme për nënkampionin e Turqisë, Beykoz BLD SK, duke e deklasuar me rezultat 29:21 (14:9), në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Cup EHF në hendboll. Pejanët treguan shpirt të lojës dhe me plot meritë triumfuan me tetë gola, duke krijuar një epërsi goxha komode për sfidën e kthimit e cila luhet në fund të javës së ardhshme. Trajneri i Besës, Arben Muqolli, kishte përgatitur ekipin jashtëzakonisht mirë e cila dha edhe rezultat.

Në periudhën e parë të lojës pejanët ishin me pesë gola epërsi (14:9), ndërsa në të dytën arritën të thellojnë fitoren, e cila ishte e pastër si loti. Kampioni i Kosovës dëshmoi se janë mjaft të fortë dhe kjo fitore është edhe një pasqyrë e mirë në përgjithësi hendbollin tonë. Fundja, pejanët po e ruajnë fytyrën e hendbollit tonë, e vetmja skuadër bindshëm më e organizuar në vend dhe me cilësi shumë më të lartë se skuadra tjera. Goran Biljaka dhe Tarik Mediç janë më efikasit, me gjithsej 7 gola, kurse të turqit Afshin Askari realizoi 7 gola.

Besa FamGas-Beykoz BLD SK 29:21 (14:9)

Palestra e sportit, Pejë.

Shikues: 6000.

Shtatëshet: Be. 6 (4) - Bey: 3 (3).

Përjashtimet: Be 6 minuta. Bey. 10 minuta.

Besa FamGas: Berisha, Biljaka 7, Mediç 7, Jupa 5, Tahirukaj 4, Muqolli 3,   Idrizi 1, Kukrika 1, Ramosaj 1, Agushi, Broqi, Gjuka. K. Shala, P. Shala,  Tahirukaj dhe Tetova.

Beykoz BLD SK: Askari 7, Nadri 5, Arapoviq 3, Güldal 3, Tugyan 3, Çaliskan, Erdogan, Kirkayak, Mercan, Öztürk, Pektas, Sanli, Turan, Varli dhe Yalç?ner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat