Vitaku: Cohen na vlerësoi me notë pozitive

Hendboll

Vitaku: Cohen na vlerësoi me notë pozitive

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:38
Çifti Vitakët

Çifti i referëve të Kosovës të hendbollit, Erdoan e Arsim Vitaku e kanë nisur me sukses edicionin e ri në gara evropiane. Dyshja mitrovicase në Plzen të Çekisë kanë drejtuar dy ndeshjet e raundit të parë të Kupës së EHF-së për meshkuj. Janë takuar Talent Robstav Plzen i Çekisë dhe Olympiacosi i Greqisë. Ndeshja e parë u mbyll 21:21, ndërsa e dyta me shifrat 29:18 për Plzenin, që kështu kaloi tutje. Dyshja Vitaku ka përvojë mëse dhjetë vjeçare në ndeshje të kupave evropiane. Me sukses ka drejtuar edhe dy ndeshjet e fundit. “Nga delegati i ndeshjes, Shlomo Cohen i Izraelit, jemi vlerësuar me notë pozitive”, ka thënë Arsim Vitaku.

Çifti Vitaku ka kaluar shifrën e 100 ndeshjeve ndërkombëtare të drejtuara. Ndër të tjera drejtësinë e ka ndarë edhe në tri kampionate evropiane për junior (U-20)  në konkurrencë të meshkujve dhe në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve. “Përvojën ndërkombëtare që e kemi shpresojmë se do ta bartim te gjeneratat e reja të referëve të Kosovës. Do të punojmë për ngritjen e cilësisë në ndarjen e drejtësisë nëpër terrenet tona”, ka theksuar Arsim Vitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat