Besa FamGas mënjanohet nga garat evropiane

Hendboll

Besa FamGas mënjanohet nga garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2017 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja e parë

Kampioni i Kosovës, Besa FamGas nga Peja, është mënjanuar nga garat evropiane (EHF Cup) në hendboll (meshkuj). Pejanët pësuan humbje në takimin e kthimit që u luajt në Stamboll, me rezultat 35:23 (15:10) nga skuadra turke Beykoz BLD SK. Fitorja në takimin e parë me 29:21 nuk u bëri punë aspak, pasi që  turqit e përmbysën dhe kësisoj me rezultat të përgjithshëm 56:52 u kualifikuan më tej. Në përudhën e parë të lojës turqit avancuan edhe me pesë gola (15:10), por në përudhën e dytë, Besa nuk tregoi lojën ashtu siç pritej dhe pësuan humbje me 12 gola diferencë, kësisoj i thonë lamtumirë garave evropiane. Omer Guldal me 9 gola ka qenë më i dalluari në radhët e skuadrës turke, ndërsa Goran Biljaka me 9 sosh te Besa, por të pamjaftueshme për rezultat pozitiv. 

Beykoz-Besa    35:23

Shikues: 450.

Palestra Spor Kompleksi në Stamboll.

Gjyqtarë: Marco Di Domenico, Lorenzo Fornasier (Italia).

Shtatëshet: Bey. 4 (4) - Be. (4 (4).

Përjashtimet;: Bey. 14 min.-Be. 6 min.

Beykoz BLD SK: Mercan, Guldal 9, Askari 7, Oztürk 5,  Çaliskan 4, Kirkayak 4, Nadri 3, Arapoviq 1,  Erdogan 1, Pektas 1, Sanli, Tugyan,  Turan, Varli,  Yalçiner.

Besa Famgas: Berisha, Biljaka 9, Mediç  7,  Jupa 3,  Dri. Tahirukaj 3, Muqolli 1, Broqi, Curri, Gjuka, Idrizi, Kukrika, Ramosaj, K. Shala, P. Shala e Dre. Tahirukaj dhe Tetova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat