Kosova kundër superfuqive botërore

Hendboll

Kosova kundër superfuqive botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:00
Florent Beqiri

Kombëtarja e Kosovës është në grup shumë të fortë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Vashat tona janë në grupin e shtatë së bashku me Hungarinë, Holandën dhe  Bjellorusinë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Florent Beqiri, e pranon se është një grup shumë i fortë, por pretendon që të bëjnë paraqitje dinjitoze kundër Hungarisë, sfidë e cila luhet me 27 shtator (18.00) në Budapest, dhe me 1 tetor (20.00), në kryeqytetin e Kosovës do të takohen me Holandën.

“Bota sot”:  Me 27 shtator kundër Hungarisë, sa keni njohuri për këtë kombëtare dhe ku është rreziku më i madh?

Florent Beqiri: Sa i përket njohurive rreth përfaqësueses së Hungarisë i kemi të gjitha njohuritë, për shkak që Hungaria është një ndër përfaqësueset më të mira evropiane dhe botërore. Kualitetet e saj janë të njohura për të gjithë, ngase ndeshjet e tyre çdo herë përcillen nëpërmjet mjeteve të informimit dhe televizioneve.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me përgatitje dhe çfarë u mungon aktualisht?

Florent Beqiri: Jemi duke u përpjekur maksimalisht që të përgatitemi aq sa janë mundësitë dhe kapacitetet tona. Për momentin jemi të hendikepuar, ngase përfaqësuesja ende nuk ka mundur të jetë komplet për shkak të mungesës së dy lojtareve nga Skandinavia: Leonora Demaj dhe Mirela Gjikokaj, te cilat do ti bashkohen përfaqësueses në çastet e fundit si pasojë e obligimeve ndaj klubeve të tyre.

“Bota sot”: Jeni në grup mjaft të fortë me Bjellorusinë, Hungarinë e Holandën, a besoni se mund të bëni mrekulli?

Florent Beqiri: I gjithë opinioni i gjerë po ashtu edhe ju si media duhet të jeni të vetëdijshëm që përfaqësuesja e Kosovës për kundërshtare do ti ketë superfuqitë e hendbollit botëror, nënkampionen aktuale botërore dhe evropiane, Holandën dhe gjysmëfinalisten europiane Hungarinë. Kjo tregon që nuk duhet te presim mrekulli, ngase mrekulli duhet të quhet fakti që përfaqësuesja jonë ka arritur suksesin më të madh deri me tash të kaloj grupin B dhe të ketë rastin të ndeshet me hendbolliste të kalibrit botëror. Kjo duhet të shërbej si një përvojë e re dhe motiv shtesë për hendbollistet tona të reja, të cilat janë në fazën fillestare pasi që mosha mesatare e skuadrës tonë është 18 vjet dhe synim i yni është që me këto hendbolliste pas disa viteve të arrijmë nivelin e përafërt me hendbollistet e përfaqësueseve të lartpërmendura.

“Bota sot”: Ku është forca e Kosovës?

Florent Beqiri: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat