Besa nuk ka konkurrencë! Prishtina pa mëshirë ndaj Vëllaznimit

Hendboll

Besa nuk ka konkurrencë! Prishtina pa mëshirë ndaj Vëllaznimit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:08
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi, Besa FamGas nga Peja, pa dyshim se nuk ka konkurrencë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pejanët me lehtësi triumfuan me rezultat 40:14 ndaj Samadrexhës, në kuadër të javës së dytë. Vendasit në asnjë mënyrë nuk ishin rival i denjë i skuadrës pejane. Kryetrajneri Arben Muqolli duket se do të ketë shumë problem edhe këtë edicion që ta motivojë ekipin, për shkak të ligës shumë të dobët.

Kampioni edhe në javën e parë kishte fituar me lehtësi ndaj Kastriotit nga Ferizajt. Prandaj, është një shqetësim për skuadrën pejane, për shkak se nuk kanë rival të denjë dhe më shumë po e shëtisin ligën. Ata në javën e ardhshme do të ndeshen me Zhegrën dhe presin dy pikë të lehta. Prishtina e deklasoi në Gjakovë me rezultat 46:27 Vëllaznimin.  Kryetrajneri Verim Zherka ka ndërtuar një...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat