Kastrioti fiton derbin

Hendboll

Kastrioti fiton derbin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të dielen mbrëma fitoi në Gjilan ndaj Dritës me pesë gola dallim, 30:25. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 14:11 në të mirë të Kastriotit.

Për skuadrën me traditë, kjo ishte fitorja e parë në edicionin e ri. Në xhiron e parë kishte pësuar nga Besa FamGas në Pejë. Ndërkohë Drita pësoi humbjen e parë, pasi në hapje të edicionit fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat