Çudi se jo mahi, trajneri që me 5 stërvitje e mundi Dritën!

Hendboll

Çudi se jo mahi, trajneri që me 5 stërvitje e mundi Dritën!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:18
Burim Zaskoku

Në hendbollin e Kosovës çuditë janë të shpeshta! Çudia e fundit është se klubi i hendbollit me renome Kastrioti nga Ferizaj me pesë stërvitje në tërësi e ka mposhtur Dritën e Gjilanit e cila ka kohë që ka filluar përgatitjet. Ferizajasit mezi ishin tubuar për të nisur edicionin e ri në hendboll (meshkujt), bile vetëm pritej edhe falimentimi i tyre, për çudi e mposhtën me 30:25 Dritën në midis Gjilanit. Shumëkush që ka dëgjuar është habitur me këtë rezultat duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që kalon klubi ferizajas. Megjithatë trajneri që me pesë stërvitje e mposhti Dritën, pa dyshim është Burim Zaskoku.

Zaskoku bëri formulën e lojës ta evitojë debaklin, sepse si duket as vet nuk kishte shkuar as për një pikë se lere për fitore, por u kthye me dy pikë të mëdha. Erhan Shahini është trajner në Dritë, a thua nuk i shkoi si duhet apo Kastrioti luajtën jashtë parashikimeve! "A thua janë përgatitur tinëzisht ferizajasit", kështu tallej një shikues!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat