Kosova shpreson në paraqitje të denjë ndaj Hungarisë

Hendboll

Kosova shpreson në paraqitje të denjë ndaj Hungarisë

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:48
Pamje nga një ndeshje

Hungaria para shikuesve të saj do të ballafaqohet me kombëtaren e Kosovës, në ndeshje e parë të grupit 7 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Përzgjedhësi i Kosovës, Florent Beqiri, shpreson në një paraqitje të denjë ndaj superfuqisë botërore. Ndeshje do të luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit “Elek Gyula” në Budapest.

Vashat e Kosovës janë mjaft mirë të përgatitura për sfidën shumë të vështirë. Kosova është në grup me Hungarinë, Bjellorusinë dhe Holandën, grup shumë i vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat