Mikushnica: Të gjitha ekipet janë në buzë të greminës!

Hendboll

Mikushnica: Të gjitha ekipet janë në buzë të greminës!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:39
Tefik Mikushnica

Kosova bëri paraqitje të dobëta në kualifikimet për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Dy ndeshje po aq humbje e me rezultate të thella. Humbja e fundit në Prishtinë me rezultat 40:12 nga Holanda, zhgënjeu të gjithë dashamirët që ishin në palestër.  Vashat tona për dy ndeshje apo për 120 minuta shënuan gjithsej 24 gola apo pësuan 77 herë, një bilanc shumë i keq dhe shqetësues. Kosova është në grupin e shtatë, e cila renditet në fund me 0 pikë, kurse Holanda e Hungaria kryesojnë me nga 4 pikë, ndërsa Bjellorusia është në pozitën e tretë me 0 pikë.

Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Tefik Mikushnica, tha se si të meshkujt po ashtu edhe të femrat ka rënë shumë cilësia. “Për këto dy ndeshje, duke e mënjanuar rezultatin shumë të thellë, më brengosëse është fakti të mos ndryshimi i lojës, duke e pa se çka po ndodhë në terren”, tha Mikushnica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Megjithatë Mikushnica theksoi se sukses është fakti që janë në këtë pjesë të kualifikimeve: “Me vet faktin që kanë arritur në këtë fazë ka qenë sukses. Mirëpo, banka duhet të jetë më e këndellur, duke e pa lojën dhe duhen edhe të bëjë intervenimet e duhura. Një shembull po e përmendi, në lojën me hungareze duke pa që tanë kohën luajnë mbrojtjen në 9 metra për 30 minutat e parë, asnjëherë nuk pash të futet edhe lojtarja e dytë në vijë”. Çfarë duhet të ndryshohet në përgjithësi? “Konkurrencë nuk ka. Kualiteti i dobët, kështu që shembull është një Besë kur del jashtë, menjëherë dështon edhe pse është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat