Shqiptarja e Champions League, përballet me gjermanet

Hendboll

Shqiptarja e Champions League, përballet me gjermanet

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:11
Dijana Ujkiq

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, anëtare e Buduçnostit nga Podgorica dhe e përfaqësueses së Malit të Zi, është e përgatitur maksimalisht. Dijana me ekipin e Buduçnostit nesër mbrëma (19.00) do të takohen me skuadrën gjermane Bietigheim, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit D të Champions League.

Skuadra gjermane në tri ndeshjet e para në Bundesliga nuk ka as një humbje dhe është në formë, por do ta presë një ballafaqim i zorshëm në Podgoricë me kampionen e Malit të Zi. Dijana si gjithmonë pritet të jap maksimumin dhe të startojnë me fitore. Në grupin D bëjnë pjesë edhe Metz nga Franca dhe Kristiansand nga Norvegjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat