Haxhisalihu jep dorëheqje nga KHF Kastrioti! Petrova kryetar i ri?

Hendboll

Haxhisalihu jep dorëheqje nga KHF Kastrioti! Petrova kryetar i ri?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:15
Faton Haxhisalihu

Faton Haxhisalihu nuk është më kryetar i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj (femrat). “Ju bëj me dije se do të tërhiqem nga të gjitha funksionet. Do të jem një qytetar pa asnjë pozitë”, shkruan mes të tjera Haxhisalihu. Përflitet se në vend të Haxhisalihut do të vjen Ahmet Hysenaj – Petrova, edhe pse ky i fundit as se ka pohuar as mohuar.

Merret vesh se do të ketë ndryshime brenda klubit. “Haxhisalihu është angazhuar maksimalisht, ka dhënë kontributin e tij, por puna e trajnereve nuk ka qenë në nivelin e duhur, si nga Vlora Jashari po ashtu edhe nga Lirie Muhaxheri”, thotë një burim brenda klubit që nuk do t’i përmendet emri. “Ekipi fizikisht nuk ka qenë i përgatitur asnjëherë si duhet. Këtë e dinë të gjithë”, kështu thotë një burim brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat