Fitore të thella për Besën e Prishtinën

Hendboll

Fitore të thella për Besën e Prishtinën

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:14
KH Besa Famiglia

Kampionia aktuale Besa FamGas nuk ka hasur rezistencë as në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të dielen mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultatin e thellë,52:19. Besa prinë në klasifikim me tetë pikë, sa ka edhe Prishtina, ndërsa Vëllaznimi është i shtati me katër pikë. Besa ka fituar bindshëm edhe tri ndeshjet e para.
Plot 12 lojtarë të ekipit pejan ia dolën të shënojnë gola të dielen në Gjakovë. Më efikasi ishte pivoti Kastriot Jupa me15 gola. Drilon Tahirukaj shënoi 11 herë.
Fitore bindëse ka shënuar edhe Prishtina, poashtu në udhëtim. Prishtina e mposhti Llapin me rezultatin 47:22 dhe vazhdon t’i bëjë shoqëri Besës në krye të klasifikimit. Llapi mbetet skuadra e vetme pa pikë.Krasniqi, Syla e Xhuka shënuan nga shtatë gola për Prishtinën, të dielen në Podujevë.
Në Superligën e femrave, të dielen është luajtur ndeshja mes Dritës e Vëllaznimit. Drita fitoi me rezultatin 27:23.

Vëllaznimi – Besa FamGas 19:52

Vëllaznimi: Hasi, Peja 5, Gaxha 2, Leka 8, Nagavci 1, Pruthi 2, Mamusha, Sadriu, Tafarshiku, Buza, Luzha, Lluka 1, Dreshaj
Besa FamGas: Ramosaj 1, Broqi 2, Biljaka 5, Gjuka, Jupa 15, Muqolli 6, Berisha, Dr. Tahirukaj 1, Shala 3, D. Tahirukaj 11, Megjiq 3, Tetova 2, Idrizi 2, Curri, Tafilaj 1, Beqiraj

Llapi – Prishtina 22:47

Llapi: G. Mani, R. Visoka 3, Havolli, Hasani 4, Hoxha 2, Y. Visoka 2, Beshiri 1, Muqiqi, Abazi 8, Mani 1, Maloku 1
Prishtina: Berisha, Krasniqi 1, Kastrati 7, Prekazi 2, Terziqi 2, Zherka 1, Xhuka 7, Syla 7, Shabani 1, Ademi 6, Bajqinovci 2, Gërbeshi 1, Shahini 4, Esati , Gashi 2, Dubovci 3

Femrat
Drita – Vëllaznimi 27:23


Drita: Daku, Sadiku 1, R. Kqiku 2, Vokshi 2, Krasniqi 3, Rr. Kqiku 2, Huruglica 5, Ramabaja 12, Rexhepi, M. Kqiku
Vëllaznimi: Radoniqi 8, Kastrati, Kursani 8, Gashi 5, Zhubi 1, Lluka, Krasniqi 1, Bytyqi, Cermjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat