Francezi vlerësoi gjyqtarët e Kosovës

Hendboll

Francezi vlerësoi gjyqtarët e Kosovës

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:11
Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi dhe farncezi në mes

Dyshja e Kosovës në hendboll, gjyqtarët Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi kanë vazhduar të drejtoi ndeshje të Kupave Evropiane. Për herë të dytë këtë edicion, Beqiri e Krasniqi janë deleguar në kuadër të Kupave Evropiane. Herën e parë drejtuan dy ndeshje të luajtura në një fundjavë, ndërsa këtë herë drejtuan ndeshjen mes Red Boys Differdange të Luksemburgut dhe Kauno Azuolas-KTU Kaunas të Lituanisë. Ndeshja e luajtur në Oberkorn të Luksemburgut para 450 shikuesve ishte e para e raundit të dytë të Challenge Cup (meshkujt). Differdange fitoi me shifrat 32:26. Ndeshja e kthimit luhet më 14 tetor në Lituani.

Nga delegati i EHF-së, francezi Jean-Philippe Dubedout, Beqiri e Krasniqi janë vlerësuar për drejtimin me sukses dhe autoritet të ndeshjes evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat