Lirie Muhaxherit ia kthyen shpinën!

Hendboll

Lirie Muhaxherit ia kthyen shpinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:46
Lirie Muhaxheri

Debate

Të jesh apo të mos jesh! Qe një kohë ishte paralajmëruar se diçka do të kërcet në klubin e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, kampion i katërfishtë i pasluftës, apo titulli i shtatë deri me tash në 18 vjetët e fundit. Klubi është në një situatë të vështirë, të mbijeton apo t’i vihet dryni. Lirie Muhaxheri trajnere e klubit, ia kthyen shpinën dhe pothuajse ka mbetur vetëm në këtë klub të një qyteti që njihet për nga fuqia i dyti në Kosovë sa i përket anës financiare. Klubi ka mbetur në kurriz të Lirisë e cila siç merret vesh edhe nga një zyrtar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, po bën përpjekje edhe në këto kushte të tmerrshme të mbaj në këmbë këtë kolektiv, të paktën t’i zhvillojë të gjitha ndeshje të edicionit vjeshtor. Humbjet në hapje të edicionit ishin të pritura edhe me rezultat të thella, kur kihet parasysh se stërvitjet i kishin filluar pothuajse dy apo tri ditë para nisjes së kampionatit.

Klubi mbetet tani në kurriz të Lirisë e cila shpreson se do të del ndonjë sponsor i vullnetit të mirë dhe ta shtyjnë me zor mbijetesën e këtij kolektivit që ka mbetur as në qiell as në tokë! Çfarë mund të bëjë Liria, kur nuk është punë e trajnerit të gjesh mjete financiare, kur trajneri e ka për detyrë të përgatitë ekipin dhe jo të vrapojë pas gjërave tjera teknike apo organizative e deri në anën financiare. Kjo ndodhë edhe në sportet e Kosovës, kur trajneri duhet të jetë edhe ekonom, edhe pastrues, edhe organizator, edhe të troket e të lyp ku mundet ndonjë anë financiare që ta ndihmojë klubin dhe në fund vjen dikush tjetër, si sponsor po e zëmë, nëse si pëlqen ta tregon derën! Ky është realiteti që po ballafaqohen në sportin e Kosovës.

Në KHF Kastrioti, një klub me renome të vjen në këtë situatë është e pakuptueshme, kur dihet sa biznese ka qyteti i Ferizajt.  dikush thotë se Liria i ka hyrë malit pa sopat, por dikush duhet të sakrifikojë fundja ose zgjidhja më e mundshme e keqe është t’i vihet dryni nëse askush nuk e merr klubin. Ferizajaset sfidën  parë e humbën me 23:45 nga Shqiponja, të dytën nga Prishtina me 23:35. Dy humbje që nuk janë aq për t’u habitur, se sa klubit ka mbetur në mjegull. A do t’i dalë dikush në ndihmë dhe për ta evituar edhe deri të shuarja, do të shihet në ditët në vijim. 

Hendbollistet tani të vetmen mbështetje sa shihet e kanë në dorë të trajneres apo si thonë në popull, mund ta thërrasin edhe si nënë e klubit.  Jo vetëm Kastriotit, por një pjesë e madhe e klubeve po ballafaqohen me gjendje të vështirë dhe mjaft tronditëse. Dhe tani Lirisë ia kthyen shpinën, sigurisht as ajo vetë se kishte pritur, megjithëse disa herë iu është bërë me dije se klubi e presin ditë të vështira ashtu edhe ngjau. Kështu kur nuk e ngrit zërin me kohë! Gjatë këtyre ditëve dha dorëheqje Faton Haxhisalihu nga posti i kryetarit, klubi mbetet në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat