Ujkiç te Istogu

Hendboll

Ujkiç te Istogu

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:19
Suzana Ujkiç

Hendbollistja shqiptare nga Mali i Zi, Suzana Ujkiç, është përforcim i ri i skuadrës së Istogut. Ujkiç luan në pozitën bekë-qendër dhe vlerësohet si një nga lojtaret që do të bën diferencën në Kosovë. Ajo është e gjatë 177 centimetra dhe së shpejti do t’i bashkohet Istogut. “Këto ditë pritet të na bashkohet Suzana Ujkiç.

Ajo vjen nga hendbolli malazez dhe është motra e hendbollistes më të mirë shqiptare, Dijana, e cila luan në klubin e mirënjohur Buduçnosti nga Podgorica, që garon në Champions League”, tha Shala për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat