Istogu pa palestër bëhet gati për sfidën me holandezet!

Hendboll

Istogu pa palestër bëhet gati për sfidën me holandezet!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:33
KHF Istogu, Faruk Shala gjatë një këshille

Istogu përgatitet për sfidat ndërkombëtare. KHF Istogu me 18-19 nëntor do të ndeshen me ekipin Virto/Quintus nga Kwintsheul i Holandës, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll (femrat). Të dyja ndeshjet në marrëveshjet të klubeve do të luhen në Kwintsheul dhe do të jetë vështirë për istogasit. Trajneri Faruk Shala tha se po përgatiten maksimalisht qoftë për sfidat në Kosovë qoftë për ato ndërkombëtare, por brengën më të madhe e kanë mungesën e palestrës sportive!

“Lirisht mundem më thënë jo vetëm vështirë, por shumë vështirë, kur marrim parasysh rrethanat në të cilat ushtrojmë, por edhe vështirësitë tjera dhe krejt ajo çka na pret para vetes”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pse vendoset dy ndeshje t'i luani në Holandë? “Arsyeja kryesore është që në Istog palestra ende nuk ka përfunduar dhe kësisoj KHF Istogu e ka të pamundur të paraqitet para publikut istogas, ngase e vetmja mundësi ka qenë që me zhvilluar ndeshjen e parë në ndonjë qytet tjetër të Kosovës, dhe sigurisht kostoja e organizimit të ndeshjes do të ishte më e madhe. Ne kemi vendosur që dy ndeshjet t’i zhvillojmë në Holandë, edhe pse ne si klub kemi pas dëshirë që për herë të parë pas...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat