A po negocion Petrova me trajnerë për ta marrë Kastriotin?

Hendboll

A po negocion Petrova me trajnerë për ta marrë Kastriotin?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:22
Ahmet Petrova

Diçka po zihet! Shumë shpejt pritet Ahmet Hysenaj-Petrova të marrë vendimin, për t’u rikthyer si kryetar i klubit të Kastriotit nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampion i pasluftës. Klubi tash e disa ditë ka mbetur pa kryetar klubi, ndërsa Petrova as nuk e ka mohuar as pohuar se do të marrë klubin. Flitet se është në negociata me disa nga trajnerët për t’i prurë në klub dhe për ta këndellur, Petrova ende nuk ka deklaruar asgjë zyrtarisht.

“Petrova po mendon thellësisht për të marrë klubin dhe nëse ai e bën këtë, do ta bëj ndryshime. E para,  do ta shikoj mundësinë që në Shtabi Teknik të jetë me trajnerë me përvojë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që t’i shkarkojë menjëherë trajneret Vlora  Jashari e Lirie Muhaxheri”, thotë një burim i afërt me Petrovën.  Pavarësisht gjendjes që kalon klubi, me dy humbje rresht, të gjithë shpresojnë se ky klub do të këndellet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat