Shqiptarja me ekipin e saj pësuan humbje në Champions League

Hendboll

Shqiptarja me ekipin e saj pësuan humbje në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:00
Pamje nga ndeshja

Shqiptarja Dijana Ujkiç me ekipin kampion të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, nuk e patën mbrëmjen e tyre, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 29:19 në vatër të skuadrës norvegjeze, Vipers Kristiansand. Vendasit u dëshmuan shumë më të mira si në periudhën e parë kur avancuan me 15:11 po ashtu në të atë të dytën dhe triumfuan me 10 gola epërsi.

Ujkiç shënoi një gol, por me bashkëlojtaret e saja hasën në një rivalë shumë të disponuar për lojë. Kjo është fitorja e parë për Vipers Kristiansand dhe humbja e parë për Buduçnostin, në kuadër të grupit D të Champions League. Metz kryeson me 4 pikë, kurse Vipers Kristiansand e Buduçnosti kanë nga 2 pikë dhe skuadra gjermane Bietigheim është e fundit pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat