Vushtrria la duarbosh Istogun, Shqiponja më e mirë se Prishtina

Hendboll

Vushtrria la duarbosh Istogun, Shqiponja më e mirë se Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:46
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria po kalon në formë të jashtëzakonshme, e cila në tri javët e para ka po aq fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Fitorja e vushtrriasve si mysafire me rezultat 26:23 ndaj Istogut të favorizuar pa dyshim se ka qenë edhe e befasishme për shumëkënd, megjithatë ky klub po dëshmohet se janë mirë të përgatitur, rezultatet e deritashme nuk janë të rastit dhe mund t’ia prishë llogaritë shumëkujt. Vushtrria kryeson renditjen me 6 pikë të mbledhura.  

Shqiponja nga Gjakova triumfoi në kryeqytet me rezultat 30:25 kundër Prishtinës, në derbin e javës. Shqiponja luajti më mirë dhe importoi dy pikë të merituara. Kampioni në fuqi, Besa FamGas nga Peja dhe Prishtina vazhdojnë me fitore të njëpasnjëshme në Superligën e Kosovës (meshkujt). Besa FamGas ashtu siç pritej me lehtësi arkëtoi dy pikë kundër Trepçës nga Mitrovica, duke e mposhtur me rezultat 35:20. Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, nuk kishte asnjë zgjidhje si ta shmang këtë disfatë të thellë ndaj Besës që luajti shumë më mirë. Arben Muçolli, kryetrajner i Besës, nuk ka asnjë problem në asnjë ndeshje, përveç...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat