Vushtrria e Shqiponja pa humbje

Hendboll

Vushtrria e Shqiponja pa humbje

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Gjakovës ka konfirmuar se ka ambicie të mëdha për këtë edicion duke e mposhtur Prishtinën në shtëpi me shifrat 30:25. Ndeshja e së dieles i takoi javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Shqiponja ka fituar tri ndeshjet e këtij edicioni dhe ndanë pozitën e parë me Vushtrrinë. Edhe Vushtrria të dielen arriti fitore të madhe duke e mposhtur Istogun në udhëtim me rezultatin 26:23. Prishtina është e treta në klasifikim me katër pikë, ndërsa Istogu i katërti me dy pikë.

Kapitenja Valerina Malaj me shtatë gola udhëhoqi Shqiponjën drejt fitores. Mana Ibrahimi e  Xhevahire Bajramaj shënuan nga gjashtë gola ndërsa Shpresa Fazlija pesë. Te Prishtina u dalluan Florentina Prelvukaj me gjashtë gola dhe Pranvera Ferataj me pesë.

Në mungesë të palestrës, Istogu e priti Vushtrrinë në Klinë. Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, përfundoi me shifrat 13:12 për vushtrriaset. Ato në pjesën e dytë luajtën më mirë dhe arritën te fitorja e madhe me tri gola dallim, 26:23. Istogu javën e kaluar u mposht nga Shqiponja.

Pritet garë e fortë mes këtyre katër skuadrave deri në fund të edicionit.

Istogu – Vushtrria 23:26 (12:13)

Istogu: Avdylaj, Shehdadi, Pjeshiq, Kabashi, Bakiq, Rrahmani 5, Fejzaj 2, Rexhaj 2, Halitaj, Rexha, Krasniqi 1, Rugova 3, Kameri 10

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Mehmeti, Selaci, Zymberi, Hyseni, Jusufi, Avdiu 2 , Salihu10, Kasumi 1, Preniqi, Tahiri 10, Paci 3, Shala

Prishtina – Shqiponja 25:30 (11:17)

Prishtina: Bregovina, Ukaj, Aliçkaj 4, Stagova 4, Mekolli 2, Sopjani 2, Berisha 2,  Hoti, Ferataj 5, Prelvukaj 6, Hashani, Prapashtica, Matarova

Shqiponja: Rudaku, Malaj 7, Ibrahimi 6, Bajrami 6, Haxhosaj, Çekaj 2, Berisha, Fazlija 5, Bajramaj, Goçi 4

Vëllaznimi – Kastrioti 21:27 (21:27)

Vëllaznimi: Cermjani, Radoniqi 9, A. Kursani 11, Gashi 1, Kastrati, Zhubi, Lluka, Krasniqi, Bytyqi, N. Kursani

Kastrioti:Gurgurovci 1, V. Gashi 7, Salihu 11, Qerkini 1, Misini, E. Reçica 1, P. Gashi 5, Rukovci, S. Reçica, Saliu, Stagova 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat