Barazojnë Samadrexha e Zhegra

Hendboll

Barazojnë Samadrexha e Zhegra

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:44
KH Samadrexha

Dramatike ishte ndeshja e fundit e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën mbrëma në Vushtrri u përballën Samadrexha e Zhegra, ndërsa rezultati në fund ishte i barabartë, 20:20. Pjesën e parë e fituan mysafirët me plot pesë gola dallim, 13:8, por në të dytën vendasit u kthyen furishëm dhe ia dolën të sigurojnë një pikë.

Për Samadrexhën ishte pika e dytë këtë kampionat, pas asaj të fituar në xhiron e parë kur barazoi me Vushtrrinë (28:28). Me dy pikë të mbledhura, Samadrexha mbetet e parafundit (9) në tabelë. Ndërkohë Zhegra ka edhe dy fitore e dy humbje dhe me pesë pikë zë vendin e pestë.

Pesë lojtarë të Samadrexhës shënuan në portën e Zhegrës, ndërsa më efikasi ishte A. Maloku me gjashtë gola. Te Zhegra në listën e realizatorëve u shënuan gjashtë lojtrë, ndërsa më efikasi me shtatë gola ishte Ad. Isufi.

Kjo ndeshje ia lë rradhën xhiros së gjashtë që luhet në fundjavë. Përballja më interesante pritet të jetë ajo mes rivalëve të vjetër, Trepçës e Kastriotit. Rivalitet pritet të ketë edhe në derbin lokal mes Dritës e Zhegrës. Ndeshjet tjera të javës së gjashtë janë: Vëllaznimi – Samadrexha, Llapi – Besa FamGas, Prishtina – Vushtrria.

Samadrexha – Zhegra 20:20 (8:13)

Samadrexha: D. Basholli, V. Bunjaku, M. Jashari 4, I. Shala, D. Maloku, A. Maloku 6, B. Maloku, Dr. Basholli 4, A. Basholli, F. Maloku 2, K. Maloku, L. Sadiku 4

Zhegra: A. Agushi, B. Agushi, L. Idrizi, M. Murseli 1, Q. Isufi 4, Sh. Shaqiri 3, A. Isufi 2, V. Selmanaj, F. Isufi 3, A. Aliu, Ad. Isufi 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat