Shqiponja fiton derbin dhe shkëputet në krye

Hendboll

Shqiponja fiton derbin dhe shkëputet në krye

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:26
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e ka fituar bindshëm derbin e javës së katërt dhe është shkëputur e vetme në krye të klasifikimit të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Shqiponja të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e mposhti Vushtrrinë me rezultatin e lartë, 42:27. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatn 16:12.

Shqiponja e Vushtrria ishin skuadrat e vetme që kishin fituar në tri xhirot e para të edicionit 2017\18. E ndanin pozitën e parë para së shtunës. Tani e vetme në krye është Shqiponja me tetë pikë. Vushtrria ka mbetur në kuotën e gjashtë pikëve dhe ka rënë në pozitën e tretë.

“Sot e zhvilluam një lojë shumë të mirë. Të gjitha lojtaret kemi bashkëpunuar shumë mirë mes vete dhe kjo e hapi rrugën drejt fitores dhe drejt shkëputjes në krye të tabelës së klasifikimit”, ka thënë kapitenja e Shqiponjës, Valerina Malaj. Me 13 gola ajo ishte lojtarja më efikase te Shqiponja. Mana Ibrahimi shënoi nëntë gola, ndërsa nga tetë gola i patën Shpresa Fazlija e Xhevahire Bajramaj. Te Vushtrria më efikasja ishte Albulena Salihu me 13 gola.

Të shtunën janë luajtur edhe tri takimet tjera të javës së katërt në Superligën e hendbollisteve.

Fitore të thella kanë shënuar Prishtina ndaj Vëllaznimit (42:19), Istogu ndaj Dritës (34:23) dhe Kastrioti ndaj Samadrexhës (41:17).

Shqiponja – Vushtrria 42:27 (16:12)

Shqiponja: B. Rudaku, A. Berisha 1, D. Çeku 1, Sh. Hadërgjonaj, Xhev. Bajramaj 8, M. Ibrahimi 9, Malaj 13, A. Goqi 2, Sh. Fazlija 8, Xhyl. Bajramaj

Vushtrria: Nj. Kelmendi. B. Gubetini, K. Avdiu 1, K. Paci 1, F. Preniqi 5, D. Mehmeti, H. Jusufi, Z. Zymberi, A. Selaci, D. Kosumi 6, R. Hyseni, Sh. Tahiri 1, H. Sadiku, A. Salihu 13, E. Shala

Prishtina – Vëllaznimi 42:19 (19:5)

Prishtina: A. Prapashtica 4, B. Hashani 2, F. Prelvukaj 2, P. Ferataj 7, E. Hoti 1, Q. Berisha 6, L. Sopjani 8, L. Mekolli 2, A. Stagova 4, E. Aliçkaj 6, R. Uka, E. Bregovina

Vëllaznimi: M. Cermjani, D. Bytyqi, E. Radoniqi 8, A. Kursani 11, G. Gashi, G. Kastrati, V. Zhubi, E. Lluka

Drita – Istogu 23:34 (13:14)

Drita: M. Kqiku, B. Ramabaja 9, B. Rexhepi 2, F. Rudhani, E. Krasniqi 6, Rr. Kqiku 1, Ri. Kqiku 1, L. Sadiku 1, F. Vokshi 2, A. Pajaziti, J. Huruglica 1

Istogu: A. Shehdadi, F. Abdylaj 2, B. Bakiq 3, F. Fejzaj 4, F. Rexhaj 3, L. Rrahmani 9, A. Halitaj 3,  A. Rugova 2, E. Kameri 9, V. Rexhaj

Kastrioti – Samadrexha 41:17 (22:7)

Kastrioti: B. Gurgurovci, V. Gashi 10, A. Salihu 16, F. Qerkini 3, S. Misini 1, G. Reqica 3, P. Gashi 2, L. Qykovci 4, S. Reçica, E. Salihu 2

Samadrexha: A. Maloku, R. Maloku 3, Q. Basholli 2, E. Basholli 4, Rr. Basholli, D. Basholli 7, G. Basholli 1, L. Basholli  El. Basholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat