Drita fiton derbin gjilanas

Hendboll

Drita fiton derbin gjilanas

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:28
KH Drita

Derbi lokal mes Dritës dhe Zhegrës është fituar nga e para me rezultatin 34:31. Takimi u luajt të shtunën mbrëma në palestrën në Gjilan dhe i takoi javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Për Dritën ishte fitorja e katërt. Me tetë pikë, Drita renditet e treta në tabelën e Superligës. Zhegra pësoi humbjen e tretë dhe me pesë pikë mbanë vendin e pestë.

Pjesa e parë e takimit më interesant të së shtunës përfundoi me rezultatin 14:14. Në pjesën e dytë skuadra e Dritës u gjend më mirë në fushën e lojës dhe fitoi dy pikët e rëndësishme për vazhdim të kampionatit. Gzim Misimi me 11 gola e udhëhoqi Dritën drejt fitores. Drita në palestër e kishte përkrahjen e tifo-grupit “Intelektualët”. Drita pas ndeshjes ka falenderuar tifozët për të cilët ka thënë se nuk janë ndalur për 60 minuta lojë.  Edhe Zhegra ka pasur përkrahje të tifozëve në palestër.Te Zhegra më efikasi ishte Alban Haziri me plot 13 gola.

Ndërkohë Besa FamGas e Prishtina kanë vazhduar me fitore bindëse. Kampionia aktuale Besa fitoi ndaj Llapit në udhëtim me shifrat 52:18. Prishtina në shtëpi e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 44:28. Besa e Prishtina kanë nga gjashtë fitore dhe prijnë në klasifikim me nga 12 pikë. Llapi është i fundit pa pikë, ndërsa Vushtrria e teta me tri pikë.

Java e gjashtë vazhdon të hënën me ndeshjen mes Vëllaznimit e Samadrexhës, që nis në ora 18:30. Dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti takohen të mërkurën nga ora 18:00 në Mitrovicë.

 

Drita – Zhegra 34:31 (14:14)

 

Drita: A. Sylejmani, V. Buqinca, R. Selmani 7, Rr. Ramadani 3, L. Mustafi 2, G. Misimi 11, H. Mehmeti, K. Syla 2, D. Azizi 8, M. Sahiti 1, Er. Huruglica, E. Huruglica, M. Salihu

Zhegra: A. Agushi, B. Agushi 2, L. Idrizi, M. Murseli, Q. Isufi, Sh. Shaqiri 7, F. Isufi 1, A. Isufi 1, A. Aliu 7, Ag.Isufi, A. Haziri 13

Llapi – Besa FamGas 18:52 (8:26)

Llapi: G. Mani, Y. Visoka 5, B. Abazi 2, A. Hoxha 2, B. Hasani 4, E. Havolli 1, R. Visoka 1, F. Bajrami 2, A. Haxhiu 1, M. Maloku, A. Sejdiu

Besa FamGas: A. Curri, G. Biljaka 4, B. Idrizi 4, V. Broqi 5, E. Gjuka 4, K. Jupa 5, D. Tahirukaj 9, K. Tetova 3, T. Megjiq 3, F. Beqiraj, B. Ramosaj 1, A. Kukrika 3, H. Berisha, P. Shala 8, J. Muqolli 2, A. Tafili 1

Prishtina – Vushtrria 44:28 (19:17)

Prishtina: A. Berisha 1, F. Gashi 2, L. Esati, M. Shahini. A. Bajqinovci 2, M. Ademi 4, R. Shabanaj 1, B. Sula 4, D. Terziqi 6, V. Zherka 5, A. Gjuka 9, P. Prekazi 3, A. Murtezi 1, M. Dubovci 1, A. Gerbeshi, K. Krasniqi 5

Vushtrria: M. Shabani, Q. Pllana, M. Hyseni, Rr. Fejzullahu 2, M. Jashari 4, A. Karaqa 1, A. Musa 2, E. Abazgjiku 1, V. Mejzini 7, E. Ademi 4, B. Meholli, L. Gubetini 6, M. Mehmeti 1, J. Selaci, L. Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat