Skuadra me renome në Kosovë po shuhet!?

Hendboll

Skuadra me renome në Kosovë po shuhet!?

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 18:01
Logo e Kastriotit

Derbi i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Treçës e Kastriotit nuk është zhvilluar. Kjo ndeshje është dashur të luhet të mërkurën mbrëma në Mitrovicë, por ekipi ferizajas nuk ka udhëtuar fare. Në fakt ndeshja është dashur të luhet të shtunën e kaluar, por me kërkesë të Kastriotit dhe me pajtimin e Trepçës ndeshja u shty për të mërkurën. Por të mëkurën ferizajasit nuk udhëtuan për në Mitrovicë dhe kështu ndeshja regjistrohet me rezultatin 10:0 në të mirë të Trepçës, ndërsa Kastriotit i merret një pikë nga fondi i përgjithshëm. Trepça tani renditet e katërta me gjashtë pikë, ndërsa Kastrioti është i gjashti me pesë pikë.

Për Trepçën kjo është dashur të jetë ndeshja e parë e luajtur me përbërje të plotë, pasi javën e kaluar është arritur marrëveshje mes klubit dhe lojtarëve që ishin në bojkot për kohë të gjatë, për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre. Telashet te Trepça duket se janë kaluar, por jo edhe te Kastrioti. Nëse vazhdon kjo gjendje Kastrioti po shuhet, pasi nuk ka sponsorë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat