Sportistet e Kosovës që përkujdesen për qentë e racës interesante!

Hendboll

Sportistet e Kosovës që përkujdesen për qentë e racës interesante!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2017 Në ora: 11:59
Vlora e para, Blerta e treta

Sportistët si gjithmonë bëjnë edhe atraksione. Disa në jetën private përkujdesen edhe për kafshë. Ndërkaq, një fotografi interesante që kemi siguruar shihet portierja e hendbollit Blerta Tërpeza dhe ish hendbollistja dhe trajnerja e Kastriotit nga Ferizaj, Vlora Jashari, që përkujdesen për një racë interesante të qenve.

Blerta e pranon se është një racë mjaft interesante dhe që e bën jetën atraktive, sepse janë të butë. “Ky lloj i qenve quhet maltezer dhe janë vërtet kënaqësi që i kemi brenda familjes, sepse janë shumë të pastër. Kemi një kujdes të shtuar si unë, po ashtu edhe Vlora dhe një shoqe e imja, sepse edhe ky është një lloj sporti”, tha Blerta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat