Shala: Shtëpia e kampioneve po ndërtohet

Hendboll

Shala: Shtëpia e kampioneve po ndërtohet

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2017 Në ora: 15:26
Faruk Shala

Faruk Shala, trajner i Istogut, tha se po vijnë ditët e bukura për klubin e tij të hendbollit femrat). “Shtëpia e kampioneve po ndërtohet. Sot vizitova punimet të cilat kanë rifilluar në palestrën e sportit në Istog, me këtë rast pashë që punimet rreth përfundimit të palestrës së Istogut janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë, gjithsej katër firma të ndërtimit ishin të angazhuara që palestra e qytetit te përfundojë sa më parë.

Për këtë mora premtimet edhe nga drejtori i firmës kontraktuese të punimeve ,’Dekoral’ i cili me premtoi që Khf Istogu sezonin pranveror do t'i zhvillojë ndeshjet në Istog. Kjo është shumë inkurajuese për mua dhe për klubin më të suksesshëm në komunën e Istogut.

Khf Istogu i cili këtë vit do të paraqitet në kupat evropiane, që vlen të ceket është historike si për komunën tonë ashtu edhe për sportin ne përgjithësi. Përkundër vështirësive nëpër të cilat kemi kaluar, ne arritëm të jemi pjesë e Eurohandball family.

Sot qyteti i Istogut në Europë identifikohet me vajzat e qytetit qe luajnë hendboll dhe KHF Istogun, kjo nuk është pak, ne me mbështetjen e qytetarëve të dashur të Istogut, komunës së Istogut, synojmë që jo vetëm qyteti ynë të identifikohet me KHF Istogun, por edhe Kosova.

Shtëpia e kampioneve po ndërtohet, shumë shpejt në ketë arenë sportive do të kenë rastin të paraqiten edhe skuadrat më të mëdha europiane si: Gijori, Buduçnosti, Vardari, Bukureshti etj. Nga e gjithë kjo, përfitues do te jenë të gjithë, dashamirët e sportit, te rinjtë, lokalet afariste, hoteliere etj, ngase palestra sportive ne Istog do te jetë e frekuentuar nga e gjithë Kosova dhe nga klube te ndryshme europiane.

Falënderoj edhe një herë të gjithë prindërit e hendbollisteve qe inkurajojnë dhe i përkrahin ato drejt arritjes së këtyre synimeve, Komunën e Istogut për përkrahje njëherit u sugjeroj firmave të mëdha në Istog të japin kontributin e tyre te munguar drejt këtyre synimeve të bëhen edhe ata pjesë e sukseseve tona”, shkruan Shala.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat