Shqiponja është përforcuar në pozitën e parë

Hendboll

Shqiponja është përforcuar në pozitën e parë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:28
KHF Shqiponja

Me fitore bindëse ndaj rivalit vendas, Shqiponja është përforcuar në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Shqiponja, që po e kërkon titullin e parë, në palestrën në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 45:30. Pjesa e parë e takimit të javës së pestë u mbyll me rezultatin 22:11 në të mirë të Shqiponjës. Për këtë skuadër ishte fitorja e pesë rresht dhe me 10 pikë i prinë klasifikimit.

Vëllaznimi në anën tjetër i ka humbur të gjitha pesë ndeshjet dhe është i shtati në klasifikim.Pa pikë është edhe Samadrexha.

Mana Ibrahimi e Shpresa Fazlija me nga 14 gola ishin më efikaset te Shqiponja. Gola shënuan edhe pesë lojtare tjera. Ndërkohë te Vëllaznimi, si në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, u dallua Arrita Kursani me 16 gola.

Vëllaznimi – Shqiponja 30:45 (11:22)

Vëllaznimi: M. Cërmjani, D. Bytyqi, V. Zhubi, G. Kastrati 2, E. Radoniqi 10, E. Lluka, G. Gashi 2, A. Kursani 16

Shqiponja: Sh. Haxhosaj, M. Ibrahimi 14, Xhev. Bajramaj 2, D. Çekaj 3, V. Rudaku, A. Berisha 2, Sh. Fazlija 14, V. Malaj 4, A. Goçi 6. Xhyl. Bajramaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat