Drita importoi dy pikë

Hendboll

Drita importoi dy pikë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:30
KH Drita

Gëzim Misimi ka shënuar 13 gola për të udhëhequr Dritën e Gjilanit drejt fitores në udhëtim ndaj Vushtrrisë. Drita fitoi me rezultatin 30:28 ndeshjen e luajtur në palestrën në Vushtrri. Kjo ndeshje e hapi javën e shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll dhe ishte e vetmja e luajtur të shtunën. Ndeshjet tjera zhvillohen të dielen.

Për Dritën kjo ishte fitorja e pestë këtë edicion. Me dhjetë pikë të mbledhura e mbanë pozitën e tretë në tabelë. 

Gjilanasit pjesën e parë të takimit ndaj Vushtrrisë e fituan me rezultatin 13:12. Për Vushtrrinë ishte humbja e pestë. Kjo skuadër ka edhe një fitore e një barazim dhe me tri pikë të mbledhura renditet e teta.

Pos Misimit gola për Dritën shënuan edhe pesë lojtarë të tjerë. Rinor Selmani i pati gjashtë gola, ndërsa Dukagjin Azizi pesë. Te vendasit u dallua Valon Mejzini me tetë gola.

Vushtrria – Drita 28:30 (12:13)

Vushtrria: Q. Pllana, M. Hyseni, R. Fejzullahu, M. Jashari 4, A. Karaqa 1, A. Musa 3, E. Abazgjiku 4, F. Musa, V. Mejzini 8, E. Ademi 4, B. Meholli, L. Krasniqi, L. Gubetini 3, M. Mehmeti 1, Ar. Karaqa, T. Selaci

Drita: D. Azizi 5, E. Salihu, Y. Sllamniku K. Syla 3, H. Mehmeti 1, G. Misimi 13, R. Selmani 6, V. Buqinca, A. Sylejmani, R. Ramadani 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat