Besa që nuk ka rival

Hendboll

Besa që nuk ka rival

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 11:04
KH Besa FamGas

Kampionia në fuqi,Besa FamGas e ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll, duke e fituar derbin ndaj Prishtinës. Ndeshja e së dieles e luajtur në “Karagaç” të Pejës është vlerësuar derbi i tërë stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës. Besa fitoi me shifrat 33:25. Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 18:14. Tani Besa kryeson e vetme me 14 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e dyta me 12 pikë. Të dy skuadrat i kishin fituar të gjitha gjashtë ndeshjet hapëse të edicionit.

Besa edicionin e kaluar i fitoi të gjitha ndeshjet, ndërsa një edicion më herët pati vetëm një barazim në fund. Deri në fund të këtij edicioni pritet rivalitet më i madh mes Besës e Prishtinës, ndërsa ka shpresa se rivalitet mund të ofrojë edhe ndonjë skuadër tjetër. Prishtina të dielen ka shfaqur shenja se mund të rivalizojë ekipin pejan.

Drilon Tahirukaj e Goran Biljaka shënuan nga tetë gola për Besën, ndërsa shtatë herë realizoi pivoti Kastriot Jupa. Te Prishtina, Denis Terziqi pati tetë gola, ndërsa Vlerson Zherka gjashtë.

“Ishte një lojë e mirë, e fortë. Prishtina tregoj lojë të fortë e me zemër, kurse Besa nuk ishte në nivel. Lojtarët tanë po kanë problem që të motivohen, por nëse do të kishim kësi lojë më shpesh, besoj që për ne do të ishte një plus i madh, por poashtu për tërë hendbollin kosovar. Gjatë tërë kohës kemi udhëhequr dhe me plot meritë fituam. Por prap po them që nuk jam aspak i kënaqur me lojën tonë”, ka thënë trajneri i Besës, Arben Muqolli.

Besa FamGas – Prishtina 33:25 (18:14)

Besa FamGas: A. Curri, B. Idrizi 1, G. BIljaka 8, V. Broqi, E. Gjuka 2, K. Jupa 7, Dri. Tahirukaj 8, K. Tetova 1, T. Megjiq 1, Dre. Tahirukaj 1, B. Ramosaj, A. Kukrika 3, H. Berisha, D. Shala, J. Muqolli 1

Prishtina: A. Berisha, M. Ademi, K. Krasniqi 2, A. Bajqinovci , M. Dubovci, A. Gjuka 1, L. Esati, R. Shabanaj, A. Murtezi, P. Prekazi 4, M. Shahini, K. Kastrati 1, B. Sula 3, V. Zherka 6, D. Terziqi 8, F. Gashi

Samadrexha – Trepça 31:38 (13:17)

Samadrexha: D. Basholli, V. Bunjaku, I. Shala, Dr. Basholli 2,  A. Maloku 6, F. Maloku 6, M. Jashari 5, L. Sadiku 11, Al. Maloku, K. Maloku 1, Aj. Basholli

Trepça: B. Terziqi, A. Tahiri, K. Terziqi 1, J. Mziu 2, Y. Beqiri 1, S. Maxhera 3, A. Pllana, A. Shala, I. Nuhi 4, E. Çelaj, F. Klinaku 13, A. Basholli 6, Q. Sejdiu, L. Fetahu 5, F. Cimili 3, A. Ujkani

Zhegra – Vëllaznimi 32:26 (17:12)

Zhegra: Sh. Shaqiri 8, Q. Isufi 1, M. Murseli 4, L. Idrizi 1, B. Agushi 1, A. Haziri 14, F. Isufi, A. Aliu 3, A. Agushi, V. Selmanaj, A. Isufi

Vëllaznimi: A. Luzha, V. Mamusha 2, G. Fana 1, E. Lluka 5, F. Rexha, A. Dreshaj 5 , A. Saphija 1, D.  N agavci 5, I. Leka 2, F. Gaxha 2, E. Peja 3, D. Tafarshiku

Femrat

Samadrexha – Prishtina 9:40 (3:17)

Samadrexha: Ar. Maloku, R. Maloku, Q. Basholli 2, E. Basholli 3, Rr. Basholli 1, De. Basholli1, G. Basholli 1, L. Basholli 1, V. Gashi, V. Maloku

Prishtina: E. Bregovina, R. Uka, E. Aliqkaj 1, A. Prapashtica 4,  B. Hashani 2, F. Prelvukaj 5, P. Fetahaj 9, E. Hoti 1, Q. Berisha 3, L. Sopjani 6, A. Stagova 5, L. Mekolli 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat