Skandal: Shikojeni atmosferën në Veri të Mitrovicës dhe himnin e Serbisë kur luajti Partizani i Beogradit

Hendboll

Skandal: Shikojeni atmosferën në Veri të Mitrovicës dhe himnin e Serbisë kur luajti Partizani i Beogradit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:12
Lojtarët e Mokra Gorës

Më së miri mund ta shikoni në video skandalin e madh, se si një i klub i njohur nga Beogradi erdhi e shkoi pa asnjë therë në këmbë në territorin e Republikës së Kosovës. Ky është klubi i hendbollit Partizani nga Beogradi, që luajti me 2 tetor në Zubin Potok (në veri të Mitrovicës) dhe fitoi me rezultat 26:23 kundër Mokra Gorës, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Serbisë. Ky është turpi më i madh që mund t’i ndodhë shtetit tonë, të vjen një skuadër nga Beogradi dhe në një ndeshje të intonohet edhe himni i Serbisë në një shtet tjetër. Federata e Hendbollit Evropian (EHF) a është në dijeni për këtë skandal?

Mokra Gora është pjesë e Superligës së Serbisë dhe për pesë javë ka vetë një pikë dhe mban vendin e parafundit (i 11-ti) me 1 pikë të mbledhur. Shikojeni atmosferën në palestrën e Zubin Potokut. Të gjitha janë me fakte, më së miri e tregon edhe videoja. Zubin Potoku është pjesë e Republikës së Kosovës, ndërsa aty vijnë klubet nga Serbia e luajnë si në bahçe të babës.  Të gjitha federatat sportive në Kosovë, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, Ministrinë e Sportit të Kosovës, duhet të bëhen bashkë si një trup dhe të kërkojnë nga mekanizmat përkatës që të ndalohen këto aktivitete ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat