Fitore të reja për Shqiponjën e Vushtrrinë

Hendboll

Fitore të reja për Shqiponjën e Vushtrrinë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:30
Pamje nga një ndeshje

Kapi te ja Valerina Malaj ka udhëhequr Shqiponjën drejt fitores së re në Superligën e Kosovës në hendboll. Shqiponja në Gjakovë e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultatin 48:28. Për skuadrën gjakovare kjo ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura. Me 12 pikë prinë në klasifikim. Drita pësoi humbjen e tretë. Skuadra gjilanase i ka edhe dy fitore dhe me katër pikë renditet e gjashta. Ka një ndeshje më pak të luajtur.
Malaj shënoi 13 gola në fitoren ndaj Dritës. Mana Ibrahimi e Argontea Goçi shënuan nga nëntë gola ndërsa Shpresa Fazlija realizoi shtatë herë. Bjondina Ramabaja shënoi 13 gola për gjilanaset.
Të shtunën në kuadër të javës së gjashtë u luajt edhe ndeshja mes Kastriotit e Vushtrrisë. Fitoi Vushtrria me rezultatin 30:25. Vushtrria është e treta me katër fitore e një humbje, përkatësisht me tetë pikë, ndërsa Kastrioti ka katër pikë nga pesë ndeshje dhe zë pozitën e pestë.
Të dielen (nesër) luhen ndeshjet Vëllaznimi – Samadrexha (13:30) dhe Prishtina – Istogu (17:00).

Shqiponja – Drita 48:28 (26:12)

Shqiponja: Sh. Haxhosaj, D. Çekaj 4, M. Ibrahimi 9, Xh. Bajramaj 4,V. Rudaku, Sh. Fazlija 7, V. Malaj 13, A. Goçi 9, A. Berisha 2
Drita: M. Kqiku, B. Rexhepi 5, D. Rudhani 1, Rr. Kqiku, R. Kqiku, L. Sadiku, F. Vokshi 3, E. Krasniqi 6, B. Ramabaja 13

Kastrioti – Vushtrria 25:30 (11:15)

Kastrioti: B. Gurgurovci, S. Misini, F. Gashi 2, E. Reçica 2, A. Dinarica 10, L. Qukovci 1, M. Dinarica, E. Salihu, K. Stagova 3, A. Salihu 6, V. Gashi 2, F. Qerkini
Vushtrria: Nj. Kelmendi, V. Gubetini, K. Avdiu 4, K. Paci 7, F. Preniqi 4, D. Mehmeti 1, H. Jusufi, Z. Zymberi 2, A. Selaci D. Kosumi 2, R. Hyseni 5, Sh. Tahiri, A. Sadiku, A. Salihu 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat