Trepça përmbys rezultatin dhe fiton ndeshjen më interesante

Hendboll

Trepça përmbys rezultatin dhe fiton ndeshjen më interesante

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Pamje nga një ndeshje

Lojtarët e Trepçës janë kthyer fuqishëm në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen më interesante. Në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll, Trepça në palestrën “Minatori” para disa qindra shikuesve e mposhti Zhegrën me rezultatin 33:24. Mysafirët nga Zhegra e fituan pjesën e parë me rezultatin 15:14, por në të dytën vendasit ishin të përkushtuar për të arritur fitoren dhe diferenca në fund ishte nëntë gola. Për Trepçën është fitorja e pestë dhe me 10 pikë e mbanë pozitën e katërt. Zhegra renditet e gjashta me shtatë pikë. Ka tri fitore, një barazim e katër humbje.
Fitim Klinaku me 10 gola u dallua te vendasit. Te Zhegra më efikasi ishte Alban Haziri me 13 gola, ndërsa shumë pritje pati portieri Armir Agushi që poashtu shënoi dy gola.
Kampionia në fuqi dhe liderja e klasifikimit, Besa FamGas nuk pati telashe për të arkëtuar dy pikët e reja. Besa e mposhti në udhëtim skuadrën e Vushtrrisë me rezultatin 39:18. Besa ka fituar të gjitha tetë ndeshjet dhe prinë në tabelë me 16 pikë. Vushtrria pësoi humbjen e gjashtë dhe me tri pikë mbetet e teta.
Më efikasja të shtunën ishte Drita që në Gjilan e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 41:27. Rinor Selmani shënoi 20 gola për Dritën që renditet e treta me 12 pikë. Te Vëllaznimi më efikasi ishte E. Lluka me tetë gola.
Java e tetë vazhdon të dielen me ndeshjen mes Llapit e Samadrexhës që nis në ora 14:30. Derbi mes Prishtinës e Kastriotit luhet të mërkurën.

Trepça – Zhegra 33:24 (14:15)

Trepça: Sh. Rama, B. Terziqi, J. Mziu 3, A. Mujka, Y. Beqiri, S. Maxhera 6, A. Pllana 1, A. Shala 5, B. Shala, E. Çela 1, F. Klinaku 10, A. Basholli, Q. Sejdijaj, L. Fetahu 4, F. Cimili 3
Zhegra: M. Murseli 1, L. Idrizi, V. Selmanaj, Sh. Shaqiri 4, A. Isufi 1, Q. Isufi 1, A. Haziri 13, B. Agushi 1, A. Agushi 2, F. Isufi 1

Vushtrria – Besa FamGas 18:39 (8:20)

Vushtrria: Q. Pllana, M. Shabani, M. Hyseni, M. Jashari 1, A. Musa, E. Abazgjiku 2, F. Musa, V. Mejzini 5, B. Meholli 1, L. Gubetini 7, M. Mehmeti 1, A. Karaqa 1, J. Selaci
Besa FamGas: B. Idrizi 1, G. Biljaka 3, V. Broqi 1, E. Gjuka 6, K. Jupa 4, D. Tahirukaj 3, K. Tetova 6, T. Megjiq 2, F. Beqiraj, Dr. Tahirukaj 4, B. Ramosaj 1, A. Kukrika 2, H. Berisha, P. Shala 3, J. Muqolli 2, A. Tafili 1

Drita – Vëllaznimi 41:27 (21:13)

Drita: A. Sylejmani, D. Azizi 2, G. Misimi 7, R. Selmani 20, H. Mehmeti 2, Rr. Ramadani 2, K. Syla 3, V. Buqinca, L. Mustafi 5
Vëllaznimi: V. Mamusha 3, G. Fana, E. Lluka 8, Ç. Rama, F. Rexha, D. Nagavci 3, I. Leka 7, F. Gaxha 3, A. Luzha, A. Spahija 3, D. Tafarshiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat