Derbi i Istogut

Hendboll

Derbi i Istogut

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:37
Pamje nga ndeshja

Istogu e ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Istogu të dielen mbrëma mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultatin25:21. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 12:10 në të mirë të vashave istogase. Istogu e ka vlerësuar këtë si ndeshjen më të rëndësishme të stinorit vjeshtor. Dhe e ka fituar, ndonëse përballë e kishte skuadren kampione në fuqi. Istogu ka luajtur pesë ndeshje, ndërsa ka tri fitore e dy humbje. Renditet i katërti me gjashtë pikë. Prishtina në gjashtë ndeshje ka katër fitore e dy humbje dhe renditet e dyta me tetë pikë, katër më pak se Shqiponja që kryeson.
Elma Kameri me 10 gola ishte më efikasja te Istogu. Albina Rugova i pati gjashtë gola. Me pritje të suksesshme u dallua edhe portierja Aurora Shehdadi, ndërsa kontribut përmes angazhimit maksimal dhanë të gjitha vajzat e trajnerit Faruk Shala. Te Prishtina më efikasja ishte Pranvera Ferataj me dhjetë gola.
Të dielen u luajt edhe ndeshja mes Vëllaznimit e Samadrexhës. Rezultati në fund ishte i barabartë, 20:20, dhe kështu të dy skuadrat fituan pikët e para të këtij edicioni. Skuadrat mbeten në pozitat e fundit, shtatë e tetë. Arrita Kursani shënoi 16 gola për Vëllaznimin, ndërsa nga gjashtë gola për Samadrexhën i shënuan E. Maloku e G. Basholli.

Prishtina – Istogu 21:25 (10:12)

Prishtina: R. Uka, A. Stagova 4, Q. Berisha 1, B. Hashani, L. Mekolli, L. Sopjani, E. Aliçkaj 4, A. Prapashtica, F. Prelvukaj 2, E. Hoti, P. Ferataj 10, E. Bregovina

Istogu: F. Avdylaj, A. Shehdadi, E. Kameraj 10, B. Bakiq, L. Rrahmani 3, A. Rugova 6, F. Fejzaj 1, F. Rexhaj 4, A. Halitaj, V. Rexhaj, A. Krasniqi 1, Pjeshçiq

Vëllaznimi – Samadrexha 20:20 (10:9)

Vëllaznimi: M. Cermjani, G. Lluka 2, V. Zhubi, G. Gashi 2, A. Kursani 16, G. Kastrati, D. Bytyqi

Samadrexha: Ar. Maloku, L. Basholli 2, E. Maloku 6, Q. Basholli, G. Basholli 2, Rr. Basholli, B. Basholli 4, G. Basholli 6, V. Maloku, V. Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat