Shqiptarja me ekipin e saj gjunjëzon kampionen e Francës

Hendboll

Shqiptarja me ekipin e saj gjunjëzon kampionen e Francës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Dijana Ujkiç

Hendbollistja shqiptare Dijana Ujkiç me kampionen e Malit të Zi bënë një hap drejt kalimit të fazës së grupit në Champions League. Buduçnosti nga Podgorica ngadhënjeu me rezultat 23:18 kundër kampiones së Francës, Metz Handball. Dijana u angazhuan me mish e më shpirt për këtë fitore të madhe dhe që i shton edhe më shumë gjasat për kualifikim. Kampionet e Malit të Zi tani kanë dy fitore e dy humbje apo janë në vend të dytë me 4 pikë, dy me pak se lideri Metz.

E veçanta është se Metz pësoi humbjen e parë pas tri fitoreve rresht në grupin D. Hendbollistet malazeze dhanë atomin e fundit që nga fillimi e deri në fund. Periudha e parë e lojës përfundoi me 11:8 në favor të Buduçnostit, ndërsa edhe në të dytën luajtën me të njëjtën ritëm dhe arkëtuan pikë të mëdha. Ujkiç shënoi dy gola të rëndësishme dhe që ishin edhe protagonistë të kësaj fitore bindëse.

Gjurgjina Jaukoviq me 8 gola ka qenë më efikasja te skuadra malazeze dhe që kontribuoi në fitoren e madhe.

Atmosfera ka qenë fantastike në palestër e cila ka qenë edhe krahë i fortë i hendbollisteve malazeze.

Grupi D, tabela

1. Metz    4      3      0      1      105:94     6

2. Buduçnosti 4      2      0      2      97:98       4     

3. Bietigheim 4      2      0      2      104:110   4     

4. Kristiansand       4      1      0      3      99:103     2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat