Trajnerja që shpëtoi klubin me traditë pa u shuar

Hendboll

Trajnerja që shpëtoi klubin me traditë pa u shuar

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 13:38
Lirie Muhaxheri

Ishin momentet kritike dhe dita-ditës pritej që klubi Kastrioti nga Ferizaj (femrat) t’i vihet dryni! Një ndeshje nuk e luajtën për shkak se lojtaret nuk pranuan të dalin në fushë dhe kjo u shty me bekimin e Federatës së Hendbollit Kosovës.  Kastrioti – Istogu do të luhet në njërën nga javët e ardhshme. Kur pritej se klubi do të shuhet, trajnerja Lirie Muhaxheri ka gjetur forcë dhe evitoi më të keqen.  Ajo luajti ndeshjen për Kupë me Vjosën dhe u kualifikuan më tej, ndërsa të shtunën humbën (25:30) nga Vushtrria, në kuadër të kampionatit.  Me një fjalë, ky është plusi i javës, Muhaxheri shpëtoi klubin,  kolektiv që ishte në gjendje të vështirë dhe pothuajse Vlora Jashari e kishte lënë në baltë, e cila u largua në heshtje dhe pa dhënë asnjëherë llogari pse iku nga pozita e trajneres, për shkak të dështimit apo mospunës, më së miri e di ajo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat