Shqiponja dhe Vushtrria, dy skuadra që mund t’ia prishin matematikat të tjerëve!

Hendboll

Shqiponja dhe Vushtrria, dy skuadra që mund t’ia prishin matematikat të tjerëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 13:38
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja nga Gjakova synon titullin e kampionit, për herë të parë në historinë e saj të ekzistimit që 17 vjet si klub. Vashat gjakovare nuk njohin humbje në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në gjashtë ndeshje kanë po aq fitore dhe janë më së të vendosura që për herë të parë në histori të tyre të sjellin titullin ose Kupën e Kosovës, apo të dyja trofetë në vitrinat e tyre.

Kryetari i klubit, Skënder Alija, është optimistë se një ëndërr e kamotshme do të bëhet realitet në vitin 2018!

Vushtrria po dëshmohet gjithnjë e më e mirë dhe në pesë ndeshje ka katër fitore e një humbje, një takim me pak, mban vendin e tretë me 8 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë, por që ka një takim më shumë të luajtur. Vushtrria po rikthehet fuqishëm dhe në krye me lojtaren me përvojë Shqipe Tahirin, shumëkujt mund t’i prishë matematikën për trofe.

Istogu po këndellet gradualisht dhe me fitoren në kryeqytet kundër Prishtinës, me rezultat 25:21 jep sinjalet e para se mund të luftojnë për titull.

Prishtina lufton për t’i mbrojtur trofetë, edhe pse do ta ketë shumë vështirë, megjithëse nuk i dihet se çfarë do të na sjellë pranvera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat