Beba shkëlqen në Gjermani, i shkaktoi humbjen e parë Bergtheimit

Hendboll

Beba shkëlqen në Gjermani, i shkaktoi humbjen e parë Bergtheimit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 15:32
Bellma Beba

Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, është protagoniste e fitores së skuadrës gjermane HSG Würm-Mitte me rezultat 35:22 ndaj SV Bergtheim, në ndeshjen e javës së tetë të Bayern Liga.

Beba shkëlqeu me lojë dhe ka qenë prej më efikaseve me 7 gola. SV Bergtheim nuk kishte asnjë humbje deri në këtë përballje, kishte shtatë fitore rresht, por kësaj radhe hasi në rivale të fortë dhe u gjunjëzuan. HSG Würm-Mitte ka pesë fitore e dy humbje, renditet në vend të tretë me 10 pikë, por ka një takim me pak dhe 4 pikë më pak se liderja Dachau dhe dy se Bergtheim që mban pozitën e dytë. Beba është e kënaqur me lojën dhe fitoren e madhe sidomos ndaj një rivaleje që nuk njihte humbje deri me tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat