KHF Istogu merr mbështetjen financiare nga komuna e Istogut - Bota Sot
KHF Istogu merr mbështetjen financiare nga komuna e Istogut

Hendboll

E martë, 12 dhjetor 2017

KHF Istogu merr mbështetjen financiare nga komuna e Istogut

Nga: K.Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 11:21
KHF Istogu

Klubi i hendbollit Istogu do të garojë në rrethin e tretë të Challenge Cup. Vashat e Istogut do të takohen me holandezet Virto/Quintus, të cilat ndeshje luhen me 18 dhe 19 nëntor në Kwintsheul të Holandës me marrëveshje të klubeve. Istogu ka marrë mbështetje të fortë në prag të sfidave ndërkombëtare nga KK e Istogut, me kryetar Haki Rugova.  “KHF Istogu merr mbështetjen financiare nga Komuna e Istogut dhe kryetari Rugova për zhvillimin e ndeshjeve të turit të tretë në Challenge Cup.

Ndonëse kryesia e KHF Istogut ka bërë përpjekje maksimale për të gjetur donacione, investitorë privat nga firma te ndryshme afariste, banka komerciale etje,  për të siguruar buxhetin e nevojshëm për pjesëmarrje në kupat e Evropës  një gjë e tillë nuk është arritur ngase ende nuk kemi mundur te gjejmë ndonjë donatorë të gatshëm për të përkrahur klubin, edhe pse ju kemi drejtuar me shkrim pothuajse të gjitha firmave te mëdha ne komunën e Istogut dhe me gjer, në një formë apo tjetër pjesëmarrja e KHF Istogut në kupat e Evropës ishte vënë në dyshim, edhe pse pjesëmarrja në kupat e Evropës është historike për komunën tonë.

Tanimë me vashat e  KHF Istogut do të marrin frymë me lirshëm ngase komuna e Istogut kryetari Rugova dhe drejtorja komunale për Arsim Kulturë Rini dhe Sport ka arritur t’i siguroj mjetet e nevojshme financiare për KHF Istogun që të udhëtoj për në Holandë në ndeshjen e turit të tretë të Challenge Cup kundër skuadrës Virto/Quintus. Kryesia e KHF Istogut falënderon komunën e Istogut për mbështetje, dhe te gjithë njerëzit e vullnetit te mirë që do ta mbështetin klubin në evenimentet të rëndësishme, shpresojmë dhe urojmë edhe ne përkrahjen e firmave afariste në vazhdim. KHF Istogu në debutim në garat e Evropës në Challenge Cup do të përballet me disa herë kampionin e Holandës Virto/Quintus, nënkampion botërore në hendboll. Istogu te dy ndeshjet do të zhvilloj në Holandë më 18 dhe 19 nëntor.

Virto/Quintus vjen nga qyteti Kwintsheul dhe është formuar në vitin 1950 kurse në vitin 1978 u promovua në Superligën holandeze, në vitin 1979 për herë të parë është shpallur kampion i Holandës në vitin 1979/1980 për herë të parë kanë marrë pjesë në garat Evropiane. Për KHF Istogun pjesëmarrja në ligat evropiane si përfaqësues i Kosovës është historike, ngase është suksesi më i madh i klubit dhe njeherit suksesi më i madh i sportit në komunën e Istogut, ngase për herë të parë një klub ekipor nga qyteti i Istogut paraqitet në Ligat e Evropës”, thuhet nga klubi i KHF Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test