Vushtrria forcë për Prishtinën

Hendboll

Vushtrria forcë për Prishtinën

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:43
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria e Prishtina janë takuar  në derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Ndeshjen e luajtur në palestrën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish e fitoi skuadra vendase me rezultatin 24:20. Vushtrria u shkëput qysh në pjesën e parë, të cilën e fitoi me shifrat 12:6.
Kështu Vushtrria është përforcuar në pozitën e dytë me 12 pikë sa ka edhe Shqiponja që prinë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina mbetet e treta me tetë pikë.
Vashat vushtrriase e patën edhe përkrahjen e tifo-grupit “Forca”. Më efikasja prej tyre ishte Al. Salihu me tetë gola. Te Prishtina u dallua L. Sopjani me shtatë gola.
Të dielen luhet ndeshja në mes Istogut e Vëllaznimit që nis në ora 13:30. Ndeshjet Drita – Kastrioti e Samadrexha – Shqiponja luhen mesjavën e ardhshme.

Vushtrria – Prishtina 24:20 (12:6)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, Bl. Gubetini, K. Avdiu 1, F. Preniqi 2, D. Mehmeti 2, H. Jusufi, K. Paci 4, R. Hyseni, Z. Zymberi, Al. Selaci, D. Kasumi 3, Al. Salihu 8, Sh. Tahiri 4

Prishtina: E. Bregovina, P. Ferataj 4, E. Hoti, F. Prelvukaj 1, A. Prapashtica 1, L. Sopjani 7, L. Mekolli, B. Hashani, Q. Berisha 4, A. Stagova 3, R. Uka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat