Istogu me fitore të thellë para javës evropiane

Hendboll

Istogu me fitore të thellë para javës evropiane

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Pamje nga një ndeshje

Istogu ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e fundit kampionale para se të udhëojë për në Holandë që të zhvillojë dy ndeshjet e rrethit të tretë të Challenge Cup. Të dielen në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra, Istogu e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 35:23. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 20:8 për istogaset. Ndonëse Istogu ishte vendas, ndeshja u zhvillua në Gjakovë, në mungesë të palestrës në qytetin e Istogut.
Istogu ka gjashtë ndeshje të luajtura, ndërsa bilancin e ka katër fitore e dy humbje. Renditet në vendin e katërt. Vëllaznimi në shtatë ndeshje ka vetëm një barazim dhe renditet i parafundit.
Albina Rugova me 17 gola e udhëhoqi Istogun. Shtatë gola i shënoi Arlinda Krasniqi. Te Vëllaznimi u dallua Arrita Kursani me 12 gola.
Istogu fundjavën e ardhshme debuton në gara evropiane. Në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup përballet me skuadrën holandeze Virto/Quintos. Të dy ndeshjet do të luhen në Holandë, më 18 e 19 nëntor.
Sa i takon javës së shtatë të Superligës, të shtunën u luajt derbi mes Vushtrrisë e Prishtinës që u fitua nga vushtrriaset me rezultatin 24:20. Në mesjavë luhen ndeshjet Drita –Kastrioti e Samadrexha – Shqiponja.

Istogu – Vëllaznimi 35:23 (20:8)

Istogu:A. Shehdadi, F. Avdylaj, A. Krasniqi 7, B. Bakiq 1, A. Rugova 17, F. Fejzaj 2, F. Rexhaj 4, V. Rexhaj 2, A. Halitaj 2, E. Kameri

Vëllaznimi: D. Bytyqi, E. Krasniqi, G. Kastrati 5, A. Kursani 12, G. Gashi 1, V. Zhubi 1, E. Lluka, K. Radoniqi 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat