Shqiptarja me ekipin e saj pësuan humbje në Champions

Hendboll

Shqiptarja me ekipin e saj pësuan humbje në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:15
Dijana Ujkiç në aksion

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionet e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, nuk ia dolën që të kthehen të pamposhtur nga qyteti i Ludwigsburgut, ku pësuan humbje me rezultat 27:21 (12:10) nga gjermanet SG BBM Bietigheim, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D të Champions League. Kim  Naidziniavicius me 10 gola ka qenë më efikaset të gjermanet, ndërsa të Buduçnosti u dallua Kristina Laslo me 6 sosh. Ujkiç u mundua mjaft dhe realizoi një gol.

Me 18 nëntor (19.00) do të jetë sikurse finale sfida në Podgoricë në mes Buduçnostit dhe norvegjezeve Vipers Kristiansand, sepse podgoricaseve iu duhet një pikë, kurse rivales dy për kualifikim. Metz kryeson me 8 pikë, pasojnë: Bietigheim (6), Buduçnosti (4) dhe Vipers Kristiansand (2). Tri skuadrat e para kualifikohen me tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat