Shkuan me 8 lojtare në Evropë - pasqyrimi më i keq i hendbollit tonë!

Hendboll

Shkuan me 8 lojtare në Evropë - pasqyrimi më i keq i hendbollit tonë!

Nga: Enis Kastrati Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:39
Enis Kastrati

Debate

Shqiponja nga Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të Challeng Cup në hendboll, në konkurrencën e fermave. Të dyja ndeshjet u luajtën në Portugali dhe pësuan humbje të njëpasnjëshme, të parën me 38:16, ndërsa të dytën me 37:22 nga skuadra portugeze ADA CJ Barros. Sigurisht se kemi pritur paraqitje më të mirë, mirëpo përsëri u pa se hendbolli ynë çalon sepse nuk mundesh të presësh më shumë kur në garat evropiane udhëton vetëm me 8 hendbolliste.

Nuk e di ku ka qenë problemi kryesorë, mirëpo është një pasqyrë shumë e keqe. Me siguri se problemi ka qenë në pajisje me dokumentacion, por kryesia e klubit u dashtë shumë më herët me vrapuar në këtë drejtim dhe të arrijnë të paktën të kompletohet me 14 hendbolliste, jo të shkojnë me një numër kaq të vogël.

Çfarë do të ndodhte sikurse tri lojtare të lëndoheshin dhe atëherë do të paraqiteshim në fushë me pesë lojtare!  Fundja, nuk e di se qysh i kanë punët rreth organizimit të klubit, megjithatë nëse ka qenë në pyetje dokumentacioni, atëherë kanë pas kohë shumë që të kompletohet ajo. Mirëpo, nuk mbahet një klub me dy ose tre persona, duhet të ketë më shumë, të ketë organizim të mirëfilltë dhe secili t’i ketë ato përgjegjësi që duhet ti kryej. Fundja është një panoramë aspak e mirë për hendbollin dhe në përgjithësi sportin tonë. Ky është pasqyrim më i keq i hendbollit të Kosovës, se nuk je...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat