Dijana fenomenale, me ekipin e saj në rrethin tjetër të Championsit - Bota Sot
Dijana fenomenale, me ekipin e saj në rrethin tjetër të Championsit

Hendboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Dijana fenomenale, me ekipin e saj në rrethin tjetër të Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:29
Dijana me ekipin e saj

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me tri golat e saja ndihmoi kampionen e Malit të Zi, Buduçnostin, për të triumfuar me rezultat 26:23 (11:13) kundër norvegjezeve Vipers Kristiansand, në ndeshjen e fundit të grupit D të Champions League. Kjo ndeshje ka qenë sikurse finale, sepse Kristiansand iu duhej fitorja për kualifikim, ndërsa Buduçnostit vetëm një pikë. Në palestrën në Podgoricë ishin rreth tre mijë shikues dhe i dhanë përkrahja skuadrës së tyre për ta mundur Kristiansand-in. Dijana ishte fenomenale sidomos në periudhën e dytë të lojës kur përmbysën epërsinë e norvegjezeve. Në periudhën e parë të lojës norvegjezet ishin në epërsi deri në katër gola, por pjesa e dytë ishte në favor të kampiones malazeze. Dijana me bashkëlojtare dhe me publikë festuan kualifikimin në rrethin tjetër.  Metz me një ndeshje me pak kryeson me 8 pikë, Buduçnosti është i dyti me 6 sosh sa ka edhe pozita e tretë BBM Bietigheim, por një ndeshje me pak dhe Kristiansand i fundit me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test