Istogu pësoi humbje të thellë në Holandë

Hendboll

Istogu pësoi humbje të thellë në Holandë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja

Istogu eliminohet nga garat evropiane. Vashat e Istogut nuk i rezistuan ekipit holandez Virto/Quintus, duke pësuar humbje me rezultat 40:19, në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll. Istogu sfidën e parë e ka humbur me 36:13 dhe eliminohen me rezultat të përgjithshëm 76:34.

Hendbollistja Lisanne Zwinkels me 9 gola ka qenë më e mira te vendaset, kurse te Istogu u dallua Elma Kameri me 11 sosh. Te dyja ndeshjet janë luajtur në fushë të skuadrës holandeze, në Kwintsheul, me marrëveshje të ekipeve. Trajneri Faruk Shala pa dyshim se është i dëshpëruar, sepse ka pritur një paraqitje më të mirë të hendbollisteve të tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat