Vëllaznimi më i mirë se Llapi

Hendboll

Vëllaznimi më i mirë se Llapi

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:59
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi e ka mposhtur Llapin në takimin e fundit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Vëllaznimi të hënën mbrëma në palestrën në Gjakovë fitoi ndaj llapjanëve me rezultatin 37:30. Shifrat në fund të pjesës së parë ishin 17:13 në të mirë të gjakovarëve.

Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit (10) me dy pikë.

Ndeshjet tjera të kësaj jave janë luajtur të shtunën. I. Leka me 10 gola udhëhoqi Vëllaznimin drejt fitores. Te Llapi më efikasi ishte B. Abazi me 13 gola.

Vëllaznimi – Llapi 37:30 (17:13)

Vëllaznimi: A. Luzha, B. Hasi, F. Sadriu, I. Leka 10, E. Peja 3, V. Mamusha 5, D. Nagavci 6, A. Spahija 3, G. Fana 5, F. Gaxha 3, D. Tafarshiku, Ç. Rama 2, A. Pruthi

Llapi: G. Mani, J. Mani, R. Havolli 1, A. Idrizi 5, E. Havolli, B. Abazi 13, B. Hasani 2, R. Visoka 5, F. Beshiri 1, F. Bajrami 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat