Prishtina lehtë e bindshëm kundër Dritës - Bota Sot
Prishtina lehtë e bindshëm kundër Dritës

Hendboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Prishtina lehtë e bindshëm kundër Dritës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:26
Pamej nga një ndeshje

Hendbollistet e Prishtinës kanë fituar ndaj atyre të Dritës, të martën në takimin e javës së tetë të Superligës së Kosovës. Ndeshja e luajtur në Gjilan përfundoi me rezultatin 33:21 për prishtinaset. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 14:11 për vendaset, por në të dytën gjërat ndryshuan në fushën e lojës.
Prishtina mbetet e treta në klasifikim me 10 pikë. Drita është e gjashta me katër pikë të mbledhura. Te Drita më efikasja ishte B. Ramabaja me nëntë gola. Ndërkohë te Prishtina shtatë gola i shënoi P. Ferataj. Ndeshja e fundit e javës së tetë është ajo mes Istogut e Samadrexhës. Luhet të enjten nga ora 17:30 në Klinë.

Drita – Prishtina 21:33 (14:11)
Drita: M. Kqiku, B. Ramabaja 9, E. Krasniqi 3, F. Vokshi 4, R. Kqiku, Rr. Kqiku 1, P. Rullani, B. Rexhepi 3, A. Daku, L. Sadiku 1
Prishtina: E. Bregovina, P. Ferataj 7, E. Hoti, F. Prelvukaj 5, A. Prapashtica 3, B. Hashani, Q. Berisha 4, A. Stagova 6, R. Uka, L. Mekolli 2, L. Sopjani 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test