Vajzat e Istogut realizuan njërën nga tri objektivat jetësore! Shkruan: Faruk Shala

Hendboll

Vajzat e Istogut realizuan njërën nga tri objektivat jetësore! Shkruan: Faruk Shala

Nga: Faruk Shala Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:46
KHF Istogu

Debate

Klubi i hendbollit Istogu në konkurrencën e femrave u eliminua në debutim në garat evropiane nga skuadra e madhe (njëri nga pretendentët kryesor për titull) Virto Quintus nga Holanda, në dy ndeshje të rrethit të tretë të EHF Challenge Cup. Ne emër të KHF Istogut, hendbollisteve të Istogut dhe në emër tim personal kërkoj mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Istogut, nga të gjithë bashkatdhetarët që në numër shumë të madh përkrahen klubin në Holandë.

Në dy ndeshje, që nuk arritëm fitoren e parë ndërkombëtare, por duhet te kemi parasysh se për kundërshtar kishim vërtet një emër të njohur të hendbollit europian. Përkundër dëshirës së madhe të vajzave, që dhanë edhe atomin e fundit në palestrën sportive në Kwintsheull të Holandës, por që kjo nuk mjaftojë për të arritur një rezultat pozitiv, si do që të jetë ne qysh në ndeshjen e parë debutuese arritëm ta përfaqësojmë denjësisht hendbollin e Kosovës dhe sportin istogas në përgjithësi në arenën ndërkombëtare.

Vajzat e Istogut arritën të realizojnë njërën nga tri objektivat jetësore të klubit të hendbollit Istogu, pjesëmarrjen në garat europiane. Qëllimi ynë është të ngritim cilësinë gradualisht vit pas viti dhe së shpejti do të arrijmë edhe fitoren e parë ndërkombëtare. Falënderoj komunën e Istogut dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës, kompaninë ‘AB Coating’ që kontribuuan financiarisht në mbulimin e shpenzimeve të klubit të hendbollit Istogut në pjesëmarrjen e parë historike për neve në kupat europiane, falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që ishin me neve gjatë dy ndeshjeve, ish hendbollistin Dervish Berisha, ish hendbollistet dhe trajnerët ndërkombëtar, si Bujar Qerimi e Agron Shabanaj, bashkudhëtarët nga Istogu, familjen Jahaj, Balaj, Gashi, Metaj, të gjithë sa ishin të pranishëm.

Posaçërisht z. Bashkim Jahaj me familje nga Rakoshi i cili shtroi një darkë për klubin e hendbollit Istogu në Holandë e po ashtu ndau 1000 (një mije euro) shpërblim për hendbollistet e Istogut pas përfundimit të ndeshjes. Ju premtojmë që ne do të angazhohemi shumë që ne përfaqësimet e ardhshme ndërkombëtare do të ju bëjmë të ndiheni krenar për ne.

Autori është trajner i klubit të hendbollit Istogut dhe i kombëtares së Kosovës për grup-moshat e reja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat