Muqolli: Lojtarët janë të mërzitur

Hendboll

Muqolli: Lojtarët janë të mërzitur

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:19
KH Besa

A ka një derbi për Besa FamGas nga Peja?  Tash për tash jo në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).  Liga e dobët është një shqetësim i madh për kampionin në fuqi dhe liderin Besa FamGas, e cila ka kushtet bindshëm më të mira se skuadrat tjera.

Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, nuk e kënaqin edhe dhjetë fitore rresht në kampionat, sepse të gjitha janë bindëse dhe nuk ka pasur asnjë rival të denjë! Muqolli ndihet paksa i mërzitur, sepse edhe stërvitjet iu kanë bërë monoton, për faktin se nuk ka për çka të mendoj, kur e di se me sa të don diferencë i mposhtë rivalët.

Ai lutet që skuadrat si Prishtina, Kastrioti i Ferizajt dhe ndonjë tjetër të përforcohen për edicionin pranveror e të rrisin cilësinë dhe të paktën të rivalizohen nga ta në luftë për titullin e kampionit. Besa udhëheq renditjen me 20 pikë apo me dhjetë fitore radhazi, dy më shumë se Prishtina që mban pozitën e dytë.

“Sivjet liga është edhe më e dobët, megjithëse Prishtina është diçka më mirë se vitin e kaluar, ndërsa Kastrioti e disa ekipe tjera kanë rënë shumë dhe nuk ka rivalitet me ta. Nuk kemi kundërshtarë të mirë,  kjo ligë është bërë monotone. Problem më i madh është më i motivuar edhe lojtarët për çdo ndeshje. Megjithatë Prishtina ka filluar me e ngritë cilësinë, prapë nuk është rival i yni. Shpresojmë që në sezonin pranveror do të jetë më mirë sidomos...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat