Kabashi: Gjasat i kemi të vogla për kualifikim

Hendboll

Kabashi: Gjasat i kemi të vogla për kualifikim

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:47
Taib Kabashi

Skuadra e vetme që ka mbetur në rrafshin ndërkombëtar është Trepça nga Mitrovica (meshkujt). Mitrovicasit janë përgatitur në çdo aspekt për sfidën me ekipin rumun Potaissa Turda, e vlefshme për rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll. 

Skuadra me renome të dyja ndeshjet do t’i zhvillojë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, e cila është një përparësi për ta, si dhe ka përkrahjen e shikuesve, por në anën tjetër do të jetë shumë vështirë ndaj rivalit, për faktin se kanë një ekip shumë të fortë. Megjithatë, trajneri i Trepçës, Taib Kabashi, beson se me një mbrojtje të fortë, me kundërsulme dhe me përkrahjen e tifozëve “Torcida” do të jetë “arrë e fortë” për rumunët.

“Gjasat për kualifikim janë realisht të vogla, por në sport gjithçka është e mundur. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe kemi terrenin si përparësi dhe një publik jashtëzakonisht të zjarrtë, që di të bëj atmosferë siç është ‘Torcida’”, tha Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ndeshja e parë do të luhet nesër në orën 18.00, ndërsa ajo e kthimit me 26 nëntor në orën 12.00, që të dyja në palestrën “Minatori”. “Në fakt...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat